Kryekuvendari Glauk Konjufca ka mbajtur tubim elektoral në fshatin Rufc i Ri të Komunës së Lipjanit, duke thënë se brohoritjet për fitore cep më cep, janë dëshmia që fitorja është e numrit 118.
“Meqë nuk na zuri hapësira e hollit të shkollës, në Rufc të Ri, tubimin e mbajtëm në sallë të sportit.
Fshati Rufc i Ri i Komunës së Lipjanit, sonte na e vulosi fitoren plot zjarr. Brohoritjet për fitore cep më cep, janë dëshmia që fitorja është e numrit 118.
Faleminderit banorëve për atmosferën e jashtëzakonshme e pritjen plot zemër!
#118”, ka bërë të ditur Glauk Konjufca në një postim në faceook.