Kryetari i Kuvendit të Republikës së Koosvës, Glauk Konjufca përmes një postimi në Facebook ka raguar në lidhje me rastin tragjik i cili ndodhi sonte në Gllogjan të Deçanit, transmeton Kosova Post.
“Sonte u tronditem nga rasti tragjik i cili ndodhi në Gllogjan të Deçanit.
Nga lajmet qe po lexojmë deri tani, kanë humbur jetën tre qytetarë ku dy prej tyre janë fëmijë”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Sonte u tronditem nga rasti tragjik i cili ndodhi në Gllogjan të Deçanit.
Nga lajmet qe po lexojmë deri tani, kanë humbur jetën tre qytetarë ku dy prej tyre janë fëmijë.
Bashkëndjejmë me familjarët e viktimave nga kjo ngjarje me përmasa kriminale.
I nxis organet e rendit që sa më parë të zbulojnë autorët e këtij krimi të rëndë dhe t’i sjellin ata para drejtësisë. Orët janë të gjata.