Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në zyrën e tij ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier dhe Zëvendës Shefen e re të Misionit, Alyson Grunder, e cila ka marrë detyrën nga dje, percjell KosovaPost.
Konjufca, takimin me dy përfaqësuesit amerikanë e ka konsideruar tejet miqësor.
Me këtë rast, znj.Grunder i dëshirova mirëseardhje në vendin tonë dhe i urova suksese në detyrën e re.
Po ashtu, Ambasadorin Jeff Hovenier dhe Zëvendës Shefen e Misionit, Alyson Grunder, Konjufca i ka falënderuar për përkrahjen dhe mbështetjen e gjithanshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin Republikës së Kosovës.
“Miqësia e dëshmuar dhe partneriteti shembullor ndërmjet popujve dhe shteteve tona mbeten postulate të palëkundura, siç mbetet i palëkundur përkushtimi i Republikës së Kosovës për thellimin e marrëdhënieve dhe bashkërendimin e objektivave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar ai në fund.
1.6K
|
23
|
20
|