Derisa po votohej një projektligj, ishin vetëm 60 deputetë në sallë.
Kryetari i kuvendit Glauk Konjufca tha se nevojitet deputeti i ‘artë’, I 61.
Ai përdori edhe zilen e Kuvendit për t’i ftuar deputetët e më pas në Kuvend u fut deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.
“Z.Hoti ne thamë që kushdo që është deputeti i 61-të është i artë. Por nuk numërohet nëse e ke dëgjuar në televizor”, tha Konjufca, duke shkaktuar të qeshura.