Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka takuar deputeten dhe kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns.
Gjatë takimit, Konjufca tha se ritheksoi se prania e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë dhe rajon është e nje peshe të pazëvendësueshme për sigurinë, stabilitetin dhe përbën garanci ekuilibruese në dinamikat e aktualitetit të brishtë.
“Raportet mes dy vendeve tona janë shembullore dhe ne u pajtuam se forcimi i këtij bashkëpunimi në çdo fushë mbetet prioritet, ndërsa angazhimi ynë për këtë vazhdon të jetë i palëkundur”.
Me znj. Alicia Kearns biseduam edhe për ngjarjet e fundit të Banjskës, ku mora konfirmimin se mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën do të vijojë të jetë e fuqishme”, tha Konjufca.


























