Dy burra janë plagosur nga arma e zjarrit në Viti, pas një mosmarrëveshje rreth kontestit pronësor.
Ndërsa lidhur me rastin tek të dyshurit, policia ka konfiskuar një AK 47, 4 fishekë dhe 14 gëzhoja të kalibrit 7.62mm, një pistoletë e llojit Sig 14, 3 fishekë të kalibrit 9mm, një pushkë gjuetie, një pistoletë Sig auer, 28 fishekë të kalibrit 9×19 mm
“VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË, ARMËMBAJTJE PA LEJE- Viti, 08.08.2024-10:00. Raportohet se pas një mosmarrëveshje rreth kontestit pronësor, dy meshkuj kosovarë janë plagosur nga arma e zjarrit. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar. Nga të dyshuarit janë konfiskuar një AK 47, 4 fishekë dhe 14 gëzhoja të kalibrit 7.62mm, një pistoletë e llojit Sig 14, 3 fishekë të kalibrit 9mm, një pushkë gjuetie, një pistoletë Sig auer, 28 fishekë të kalibrit 9×19 mm. Me vendim të prokurorit që të tre personat e përfshirë janë cilësuar si të dyshuar dhe dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës..