Misioni paqeruajtës i Bashkimit Europian në Bosnje e Hercegovinë, EUFOR, është duke i ndihmuar agjencitë e sigurimit shtetëror të Bosnje dhe Hercegovinës në arrestimin e të dyshuarve Dodik, Viskovic dhe Stevandic, por aktualisht ende nuk ka një konfirmim zyrtar për këtë, përcjell Kosova Post.
Një kolonë me automjete të EUFOR-it mbërriti sot në Banja Luka. Këtë e vërtetojnë pamjet nga qyteti në Vrbas që na dërguan lexuesit tanë.
Automjetet e EUFOR mbërritën në Banja Luka të shoqëruar nga automjete policie nga Ministria e Brendshme e Bosnje dhe Hercegovinës.
Kujtojmë se në muajin e fundit, që nga grushti i shtetit të kryer nga regjimi i Republikës Serbe i drejtuar nga Milorad Dodik, trupat e EUFOR-it në BeH janë përforcuar ndjeshëm me forca rezervë.
Sipas burimeve të Kosova Post, EUFOR do të ndihmojë agjencitë e sigurimit shtetëror në arrestimin e të dyshuarve Dodik, Višković dhe Stevandić.
EUFOR është misioni paqeruajtës i Bashkimit Europian në Bosnje e Hercegovinë dhe i ka rreth 1500 trupa si pjesë e Batalionit Shumëkombësh me bazë në Sarajevë. Kjo forcë përfshin trupa nga Austria, Greqia, Hungaria, Italia, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Rumania dhe Turqia./KosovaPost/