Derisa bota prej muajsh jeton në një klimë frike të krijuar nga lufta midis Rusisë dhe Ukrainës, deklarata e Koresë së Veriut bëri që sytë të kthehen nga rajoni. Duke njoftuar se po “simulon një luftë të vërtetë”, Koreja e Veriut ka shpallur objektivat e saj një nga një, transmeton Kosova Post.
Sytë dhe veshët e botës kanë qenë në lajmet nga Ukraina që prej 24 shkurtit. Por ekziston edhe mundësia e luftës mijëra kilometra larg Ukrainës.
Duke iu përgjigjur stërvitjeve ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut me një sërë testesh raketash, nga Koreja E Veriut erdhi një deklaratë që do ta çonte tensionin në kulmin.
Koreja e Veriut tha se testet ishin teste për të “goditur dhe shkatërruar” objektivat e mundshëm të Koresë së Jugut dhe SHBA.
Agjencia Qendrore e Lajmeve Koreane (KCNA) e kontrolluar nga shteti deklaroi në deklaratë se testet e raketave u kryen në përgjigje të stërvitjeve të fundit detare nga forcat e SHBA-së dhe Koresë së Jugut.
KCNA nënvizoi se Koreja e Veriut ka vendosur të “simulojë një luftë të vërtetë” për të dërguar një paralajmërim për armiqtë e saj.