Kandidati për deputet nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica së bashku me liderin e kësaj partie, Albin Kurtin kanë vizituar Krushën e Madhe, shkruan Kosova Post.
Korenica përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ndihet shumë më shumë krenar kur ka pranë vetes kryeministrin, Albin Kurti, i cili respekton veçanërisht shumë njerëzit që sakrifikuan gjithçka për Kosovën, bashkëvendasit e Ukshin Hotit!
“Në këtë vizitë mjaft miqësore në këtë familje të shquar atdhetare, pata nderin që prezent ishin edhe komandanti, Ismet Tara – Hoxha, deputetët e ardhshëm, Gani Krasniqi dhe Yllza Hoti” ka shkruat tutje ai.
Postimi i plotë:
Në Krushën e Madhe të ikonës së madhe politike Ukshin Hoti!
Gjithmonë ndihem krenar kur vizitoj Krushën e Madhe për shkak të peshës së kontributit që ka kjo zonë për lirinë e Kosovës, e këtë krenari ma forcon kur pranë vetes në Krushë të Madhe kam kryeministrin, Albin Kurti, i cili respekton veçanërisht shumë njerëzit që sakrifikuan gjithçka për Kosovën, bashkëvendasit e Ukshin Hotit!
Në konakun e Fehmi Hotit ku bashkë me bacën Ismet Gashin, babain e dëshmorit Bekim Gashi, u pritëm në mënyrën më të ngrohtë.
Në këtë vizitë mjaft miqësore në këtë familje të shquar atdhetare, pata nderin që prezent ishin edhe komandanti, Ismet Tara – Hoxha, deputetët e ardhshëm, Gani Krasniqi dhe Yllza Hoti.
#VVisari79