Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 846 testime, nga të cilat 28 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Ditën e djeshme, numri i rasteve të reja ishte 53.
Ndërkohë, fatmirësisht prej ditësh nuk ka persona që kanë humbur jetën, ndërsa 117 janë shëruar.
Aktualisht, në spitalin COVID3 po marrin trajtim 12 pacientë, nga të cilët 2 është në gjendje më të rënduar./A2