Kosova e Kanadaja do fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e cila po qëndron në Kanada, ka njoftuar sot se Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak, transmeton KosovaPost.

Sipas Osmanit, lajmi i është komunikuar gjatë Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax nga ministri kanadez i Mbrojtjes, Bill Blair.

“Së bashku me ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci, takuam ministrin e Mbrojtjes të Kanadasë, Bill Blair, i cili na dha lajmin e mirë rreth këtij programi, pas kërkesës që ia kam bërë ish-ministres së Mbrojtjes gjatë vizitës sime të mëparshme në Kanada. Kosova dhe Kanadaja – një partneritet në rritje në dobi të qytetarëve, paqes dhe sigurisë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika