Në sheshin e Prishtinës, sot është mbajtur marshi protestues në përkrahje të Ukrainës, nga pushtimi rus.
Me pankarta në duar, qytetarë e zyrtarë të institucioneve të vendit po bëjnë thirrje për paqe në Ukrainë, për ndalim të luftës dhe me flamuj të Ukrainës, kësaj proteste iu bashkuan organizatat joqeveritare dhe qytetarë të shumtë.
Ndryshe organizata të shumta joqeveritare dhe ambasadorë të vendeve të Bashkimit Evropian kanë marrë pjesë në marshin e organizuar në mbështetje të popullit të Ukrainës.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani e ministrja Haxhiu e zyrtarë të tjerë.
Osmani tha se Kosova është e gatshme të presë refugjate nga Ukraina.
Presidentja e vendit , theksoi se Kosova është bashkuar me aleatët për t’i kërkuar llogari presidentit të Rusisë Vladimir Putin, për krimet e kryera në Ukrainë.
“Ne qëndrojmë fuqishëm me popullin e Ukrainës siç kemi qëndruar për gjatë gjithë historisë me popujt liridashës anekënd botës. Natyrisht, ato që po i përjeton populli i Ukrainës na rikthen kujtimeve e plagëve të rënda që janë shkaktuar mbi secilin qytetarë të Kosovës nga regjimi gjenocidal i Serbisë”. Prandaj edhe i jemi bashkuar botës demokratike, i jemi bashkuar aleatëve tanë jo vetëm për ta dënuar agresioni rus mbi Ukrainën, por në të njëjtën kohë për të kërkuar llogari për krimet e luftës dhe diktatorit Putin”, tha Osmani.