Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së
Kosovës po marrin pjesë në forumin ndërkombëtar ”E – Apostille Programme” i cili po
mbahet në Fortaleza të Brazilit nga 16-18 tetor 2019, transmeton KosovaPost.
Delegacioni i Republikës së Kosovës përbehet prej Blerim Camaj – Drejtor i Drejtoratit
të Gjendjes Civile në ARC/MPB, Erdon Arifaj – Udhëheqës i Sektorit të Gjendjes Civile
në ARC/MPB, dhe Driton Blakqori – Udhëheqës i Divizionit për Viza në MPJ.
Në këtë forum ndërkombëtar po marrin pjesë të gjitha shtetet anëtare të Konventës së
Hagës për Apostil, duke përfshirë edhe Republikën e Kosovës si anëtare e kësaj
Konvente.
Qëllimi i kësaj konference është diskutimi mbi lëshimin e apostilit në mënyrë elektronike
dhe shkëmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira të vendeve anëtare të kësaj
Konvente.