Liria e mediave në Kosovë, është përkeqësuar në vitin e fundit, duke u renditur për 8 vende më keq, se sa vitin e kaluar, shkruan Kosova Post.
Vështirësitë financiare të shkaktuara nga Pandemia COVID-19, por edhe probleme të tjera, kanë bërë që gjendja e lirisë së mediave të përkeqësohet edhe më tepër.
Sipas raportit të publikuar nga Reporterët pa Kufij, Kosova renditet e 78-ta, çka i bie se renditet më mirë se sa Shqipëria e Serbia.
Kjo e fundit renditet e 93-ta, ndërsa Shqipëria 83-ta.
Megjithatë vendet e rajonit si Kroacia e Bosnja e Hercegovina, renditen më mirë se sa Kosova
Për më shumë, shini foton: