Pas një orë do të nis ndeshja ndërmjet Kombëtares së Kosovës në futboll dhe Rumanisë.
Dardanët do të përballen me rumunët sonte në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Ligën e Kombeve, duel ky që do të transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës.
Kjo sfidë e cila pritet të sjellë një atmosferë të zjarrtë në ‘Fadil Vokrri’, është tejet e rëndësishme për të dy kombëtaret të cilat synojnë që edicionin e ri në këtë garë joshëse ta nisin me fitore.
Formacionet zyrtare
Kosova (4-4-2): Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paqarada; Zhegrova, Berisha, Rexhbeçaj, Rashica; Vedat Muriqi dhe Fisnik Asllani
Rumania (4-3-3): Nita; Bancu, Burca, Dragusin, Ratiu; Stanciu, Marius Marin, Razvan Marin; Mihaila, Dragus dhe Man.