Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Njoftim nga KEDS-i për punimet në rrjet

    Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën

    `Livadhet e Fasules` në Serbi, lokacion i dyshuar për varrezë masive

    `Livadhet e Fasules` në Serbi, lokacion i dyshuar për varrezë masive

    Mijëra protestues para Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

    Mijëra protestues para Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

    Messi dhe takimi me gazetaren që u jep fund polemikave të gjata

    Messi dhe takimi me gazetaren që u jep fund polemikave të gjata

    Dita e 36-të e protestës, nis marshimi drejt Kryeministrisë

    Dita e 36-të e protestës, nis marshimi drejt Kryeministrisë

    Ankaraja në përgatitje për Samitin e NATO-s, zbardhen detaje për takimin Trump-Erdogan

    Ankaraja në përgatitje për Samitin e NATO-s, zbardhen detaje për takimin Trump-Erdogan

    Shqiptarët protestojnë në Zarë të Kroacisë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së – kërkojnë drejtësi në Hagë

    Shqiptarët protestojnë në Zarë të Kroacisë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së – kërkojnë drejtësi në Hagë

    “Europa t’i kthejë sytë drejt Shqipërisë ”/ Marjana Koçeku në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

    Protestat masive kombëtare kundër Ramës, Marjana Koçeku nga PE: Kanë qenë ditë plot shpresë, Europa është strehë…

    Macron paralajmëron Vuçiqin: Përgjegjësit e Banjskës të dalin para gjyqit për veprimet e tyre

    Macron pritet të vizitojë Sirinë, çfarë do diskutojë me presidentin e vendit

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Palestrat gati për brohoritjet e tifozëve, rivalitet shumë i fortë në parket

06 Shtator 2024, 19:04
në Sport
Palestrat gati për brohoritjet e tifozëve, rivalitet shumë i fortë në parket
Share on FacebookShare on Twitter

Brohorimat e tifozëve, atmosfera e zjarrtë në palestra dhe rivaliteti “kokë më kokë” i skuadrave basketbollistike kosovare, ka muaj që kanë munguar, prej kur u mbyll edicioni i kaluar.

Qetësia po përfundon dhe gjithçka nis në Prizren, në ditën e shtatë të Shtatorit, njofton Klankosova.tv.

Palestra “Sezair Surroi” për katër ditë do të jetë nikoqire e Superkupës shtetërore, që i paraprin edicionit të ri basketbollistik, 2024/25.

“Kryefjala” e sezonit të kaluar, Trepça e Mitrovicës, sërish pritet të jetë kandidate kryesore në kompeticionet garuese, duke qenë se investimi dhe puna në këtë skuadër nuk është ndalur në asnjë moment. Madje ky klub është rritur edhe me sponsorë të rinj, të cilët iu bashkuan gjatë kësaj vere.

“Po, logjika e thotë ketë se ne hyjmë favoritë pasi jemi fitues aktual, poashtu klubi ynë gjithmonë pretendon për të fituar gjithçka”, thotë për Klankosova.tv, drejtori sportiv i skuadrës kampione, Izet Tahiri.

“Megjithatë nuk ka qene lehtë as vitin e kaluar, e nuk do të jetë lehtë as këtë vit. Normal se edhe ne si secila skuadër futemi në garë për të fituar, edhe pse më vështirë është të mbrohet trofeu, se sa të fitohet. Gara do të jetë shumë e fortë, po e them këtë duke u bazuar në përforcimet e të gjitha skuadrave të Supelriges. Bile dashamirët e basketbollit jo vetëm se do të kënaqen me basketboll në këtë edicion, por siç duket sivjet nuk do të ketë skuader inferiore” shprehet Tahiri në prag të fillimit të turneut të Superkupës.

Izet Tahiri, drejtor sportiv, KB Trepça

Drejtori mitrovicas e pranon se pas përballjes me një sfidë shëndetësore të kapitenit, Drilon Hajrizi, medoemos se do të vërehet mungesa e tij në këtë turne.

“Drila është njëri ndër basketbollistet  më të mirë qe ka pas Kosova ndonjëherë dhe normal se do vërehet mungesa e tië, por njëherë është e rëndësishme që e ka kaluar me sukses atë sfidë shëndetësore që e kishte, shpresojme së shpejti do i bashkangjitet skuadres qe te na ndihmojë drejt sfidave qe na presin” thotë Izeti.

Një prej rivalëve kryesorë të Trepçës në vitet e fundit, është Golden Eagle Ylli. Këta të fundit pikërisht ndaj mitrovicasëve, në vitin 2022 u shpallën kampionë, sikurse që në edicionin e fundit, Trepça e fitoi titullin në finale ndaj këtij kundërshtari.

Sikur homologu i tij nga Mitrovica, Izet Tahiri, edhe drejtori sportiv i suharekasëve, Egzon Fetiu, nuk veçon ndonjë skuadër që mund të jetë kundërshtar më i fortë në Prizren, pasi thotë se i respektojnë të gjitha.

“Në çdo kompeticion ku garojmë, synimet tona janë për të fituar, natyrisht që edhe Superkupës do t’i qasemi me këtë mentalitet. Ne jemi në fazën e konsolidimit të skuadrës dhe lojës tonë, e kemi fokusin vetëm tek vetja”, shprehet Fetiu.

“Nuk do të doja të specifikoja ndonjë emër se cili mund të jetë kundërshtar më i fortë apo më i lehtë, pasi të gjitha ekipet e Superligës kanë ndërtuar skuadrat e tyre me pretendimin për të qenë të forta. Nuk është se ka dallime të mëdhaja, siç është dëshmuar edhe në te kaluarën, pasi në kampionatin tonë secili mund ta mposht secilin. Ne nuk shikojmë se kush mund të jetë më i fortë, ne fokusohemi që ne te paraqitemi sa më fortë”, deklarohet Fetiu për Klankosova.tv.

Egzon Fetiu, drejtor sportiv, KB Ylli

Se a është gati nënkampioni aktual i Kosovës për edicionin e ri dhe çfarë mund të pritet nga Ylli, Fetiu përgjigjet si gjithmonë me besimin e plotë te sukseset.

“Skuadra është duke u konsoliduar dhe përgaditur me tempon graduale të nevojshme, së fundmi trajneri veç e ka në dispozicion përbërjen e plotë, me të cilët po stërvitet dhe nga dita në ditë do të jemi më të komponuar e më të harmonizuar si ekip.
Objektivat e Golden Eagle Yllit janë gjithmonë të njejta, ne çdo herë luftojmë për trofe, në të gjtha garat ku bëjmë pjesë sepse tashmë kjo është në ADN-në tonë”, thotë drejtori sportiv i dy herë kampionëve të Kosovës.

E si çdo vit, edhe për edicionin e ri, në një mënyrë ose tjetrën të gjithë njërin sy e orientojnë në kryeqytet, për ta kuptuar se si do të qaset Prishtina në garë.

Klubi më i trofeshëm i Republikës, sivjet ka gërshetuar gjeneratat, andaj sipas drejtuesit sportiv të klubit, kjo do të jap rezultatet e veta.

Blerand Stavileci madje shkon përtej organizimit në kryeqytet, duke thënë se Prishtina ka obligim edhe t’u jap shembull klubeve tjera kosovare.

“Si klubi më i trofeshëm, Prishtina përveç titujve të shumtë që posedon në vitrinën e saj të pasur, nacionale dhe internacionale, ka përgjegjësinë edhe për të shërbyer si model për të gjitha klubet dhe organizatat sportive në Kosovë. Këtë vit kemi bëre miksin më të mirë të gjakut rinor dhe përvojës garuese, të cilën ia kemi besuar njërit prej njohësve më të mirë të basketbollit që ka ardhur në Kosovë, Murat Bilge”, deklaron Stavileci për Klankosova.tv.

Blerand Stavileci, drejtor sportiv, KB Prishtina

Prishtina koncentrimin nuk e ka vetëm në të tashmën, pasi drejtori sportiv i kësaj skuadre thotë se planet e klubit nga kryeqyteti janë afatgjate.

” Sivjet tërësisht do të jemi të përqëndruar në një model, sa zhvillimor aq edhe garues, për sa i takon synimeve sezonale, por tashmë objektivat tona janë strategjike dhe jo afatshkurtëra.
Duke pasur gjysmën e reprezentacionit të Kosovës U-20 brenda kontigjentit të skuadrës tonë, besojmë se pas disa vitesh, këta do të jenë baza e ekipit kryesor përfaqësues të Kosovës, sepse është e pafalshme gjendja në të cilën është sot reprezentacioni senior i shtetit.
“Kemi qenë dhe jemi të parët në të gjitha aspektet, sa i takon basketbollit, sukseseve, menaxhimit dhe marketingut sportiv, do të jemi të parët edhe në këtë drejtim, pra të modelit të ri zhvillimor” shprehet pa modesti drejtori sportiv i Prishtinës.

Madje Stavilecit nuk është duke i bërë përshtypje ajo që deri tani kanë bërë klubet tjera, që i cilëson shumë larg vizionit të Prishtinës.

“Të gjitha skuadrat rivale i shohim në të njejtin nivel, me dallime të vogla. Por asnjëren nuk e shikojmë se po krijon diçka si Prishtina, e urojmë që këtë ta bëjnë sa më shpejtë, nese duam ardhmeri të ndritshme per gjeneratat e reja” përfundon Stavileci prononcimine  tij për Klankosova.tv.

Por si Prishtina, Trepça apo Golden Eagle Ylli, njërin prej kundështarve kryesor në çdo garë, padyshim se e kanë Pejën.

Menaxheri mediatik i këtij klubi, Ardit Lipa, insiston se KB Peja gjithmonë synon të fitoj trofe dhe asnjëherë në asnjë kompeticion nuk futet me ndonjë synim tjetër, pos rikthimit të trofeut në Karagaç, raporton Klankosova.tv.

“Duke pasur parasysh numrin e madh të transferimeve në çdo skuadër, Superkupa gjithmonë është një enigmë sa i përket se kush është favorit dhe kush jo, prandaj sa i përket kundërshtarit më të fortë – mund ta cekim vetëm kundërshtarin e parë, që për ne në çerekfinale është Proton Cable Prizreni. Nëse kalohet sfida e parë, atëherë do mendojmë për tjerat, por momentalisht i gjithë fokusi është te ndeshja me Prizrenin”, shprehet Lipa.

Ardit Lipa, menaxher mediatik, KB Peja

Pejani i lidhur me krejt qenien e tij me klubin e qytetit, bën me dije për Klankosova.tv se trajneri izraelit, Rami Hadar, është shumë i lumtur me kontigjentin e ndërtuar për të, para fillimit të edicionit të ri, duke filluar nga Superkupa e Kosovës.

“KB Peja ka 5 lojtarë të huaj dhe një grup kualitativ të vendorëve, andaj do vazhdohet dhe do punohet që sukseset të arrihen me këtë grup, andaj të paktën momentalisht nuk do ketë ndryshime. Se si rrjedhë sezoni asnjëherë nuk i dihet, por shpresojmë që të vazhdojmë me grupin e njëjtë deri në fund dhe të mos na përcjellin më lëndimet, ashtu si sezonin e kaluar” përfundon Lipa.

Jo vetëm se janë bashkorganizator me Federatën e Basketbollit të Kosovës në turneun e Superkupës, por një prej skuadrave që ka zgjuar kërshërinë e gjithë komunitetit basketbollistik e basketbolldashës, padyshim që është ajo e Bashkimit.
Transferimet që ekipi prizrenas i bëri gjatë kësaj vere, lënë të kuptohet se mund t’u dalë një lloj “kali i Trojës” të gjitha skuadrave pretendente për titull.

Bile objektivat madhore nuk i fshehin as në kryesinë e kësaj skuadre, njofton Klankosova.tv.

“Këtë sezon kemi hyrë me ambicie dhe synime të qarta që të jemi ndër pretendentët kryesorë për të gjitha titujt”, thotë Qëndrim Biraj, drejtor sportiv te Bashkimi.

Qëndrim Biraj, drejtor sportiv, KB Bashkimi

“Po e them këtë pasi këtë edicion e kemi ngritur mjaftueshëm  nivelin  e organizimit në përgjithësi, përtej aspektit të strukturës organizative me persona adekuatë në pozitat e duhura, edhe brenda ekipit po besoj që jemi përforcuar me lojtarë cilësor, të cilët nën udhëheqjen e stafit të trajnerëve,  do të arrijnë objektivat e lartcekura” shprehet ish-kapiteni i Bashkimit.

“Këtë edicion fazën përgaditore, për dallim nga vitet e kaluara, e kemi filluar me kohë dhe poashtu  që nga dita e parë kemi qenë me përbërje të plotë si ekip. Ky fakt besoj që do jetë një ndër përparsitë tona si skuadër në garën e Superkupës, duke e shtuar këtu edhe terrenin  vendas dhe poashtu pa harruar përparësinë tonë më të madhen, tifozët “Arpagjikët”. Me gjithë këta faktorë, besoj  që minimalisht do jemi në finale e maksimalisht të jemi  fitues” thotë drejtori sportiv, pa u kursyer nga objektivat madhore.

Edhe rivalët e Bashkimit në Prizren, besojnë se me mbështetjen e publikut të qytetit të Lidhjes, do të shfaqin basketboll më të mirë e do të jenë me motiv shtesë për t’i mposhtur kundërsharët.

Trajneri i Proton Cable Prizrenit, Arbnor Rifati, do të përballet në çerekfinale të Superkupës me Pejën, e që për të nuk është diçka e pamundur fitorja.

Arbnor Rifati, trajner i Prizrenit

“Ne Pejën kemi potencial ta mposhtim edhe në “Karagaç”. E sigurisht se terreni vendas, shikuesit e adhuruesit e Prizrenit do na e lehtësojnë objektivin tonë. Mendoj se nuk është befasi ta mposhtim Pejën, pasi atë e kam bërë shumë herë. Ne e kemi në vitrinë trofeun e Superkupës, të fituar në vitin 2022-23. Edhe tani do të japim gjithçka për ta prezentuar ekipin në mënyrën më të mirë të mundshme. Do të jetë goxha nxehtë” thotë “The Special One”.

Ndonëse ende nuk janë kompletuar tërësisht, kjo nuk i pengon gjakovarët e Vëllaznimit që të synojnë ta mposhtin Prishtinën në çerekfinalen e Superkupës.

Kryetari i Kuq e Zinjëve, Ideal Bakia, thotë për Klankosova.tv. se skuadra tash e gati një muaj është duke u përgaditur për këtë turne.

“Ne kemi filluar përgaditjet nga 12 Gushti,  për të qenë maksimalisht gati për ndshjen e parë të Superkupes. Do të shkojmë me qëllim që të tentojmë fitoren ndaj Prishtinës. Por të gjithë e dimë se kemi perballë ekipin më të trofeshëm në Kosovë dhe ndeshja nuk do të jetë aspak e lehtë”, shprehet ai.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Njoftim nga KEDS-i për punimet në rrjet

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën

30 minuta më parë
`Livadhet e Fasules` në Serbi, lokacion i dyshuar për varrezë masive

`Livadhet e Fasules` në Serbi, lokacion i dyshuar për varrezë masive

2 orë më parë
Mijëra protestues para Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

Mijëra protestues para Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

2 orë më parë
Messi dhe takimi me gazetaren që u jep fund polemikave të gjata

Messi dhe takimi me gazetaren që u jep fund polemikave të gjata

2 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH