E mërkura 8 shkurt, është shpallur Ditë Zie shtetërore në Kosovë, në shenjë solidarizimi me Turqinë dhe Sirinë, të cilat u goditën nga disa tërmete një ditë më parë, ku mbetën të vdekur mijëra qytetarë e shumë të tjerë të lënduar.
Kështu ka bërë të ditur presidentja Vjosa Osmani në një postim në Facebook, derisa ka bërë të ditur se ushtarakët tanë tashmë gjinden në Turqi ndërkaq Kosova është në dispozicion të plotë të vazhdojë mbështetjen.
Përballë tragjedive të tilla duhet të qëndrojmë pranë atyre që kanë nevojë për mbështetje. Dhimbja e popullit turk dhe atij të Sirisë është edhe e jona. Prandaj, bazuar në kompetencat kushtetuese e ligjore, në shenjë respekti shtetëror e qytetar, ditën e mërkurë, 8 shkurt 2023 e kam shpallur Ditë Zie Shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmeteve të datës 6 shkurt 2023 me epiqendër në Turqi, i cili la mijëra të vdekur e të lënduar”, ka shkruar Osmani.