Përfaqësuesja jonë pritet të përballet sot me kombëtaren e Gjeorgjisë, në kuadër të kualifikimeve për botërorin e ardhshëm, shkruan Kosova Post.
Mungesa e Milot Rashicës, përbën një lajm të keq në vetvete tifozët kosovarë, ndonëse të gjithë shpresojnë se të përzgjedhurit e Bernard Challandes do të nxjerrin një rezultat pozitiv.
Ndeshja pritet të fillojë në orën 18:00.
E ndërsa ky mund të jetë formacioni i mundshëm:
Në portë: Ujkani;
Në mbrojtje: Vojvoda, Rrahmani, Aliti dhe Hadërgjonaj;
Në mesfushë: Dresevic, Halimi;
Në sulm: Kastrati, Berisha, Rashani dhe në qendër të sulmit – Muriqi.
Pra, në këtë përballje, përveç Rashicës, do të mungojnë edhe Edon Zhegrova dhe Arbër Zeneli. Ndryshe nga Rashica, i cili nuk e siguroi lejen nga klubi anglez ku është angazhuar së fundmi, këta dy të fundit do të mungojnë shkaku i lëndimeve./KosovaPost/