Kombëtarja e Kosovës U17 e ka arritur një suksess mjaft të rëndësishëm të martën pasdite në Austri.
‘Dardanët’ e rijnë janë kualifikuar në fazën e dytë të Kampionatit Evropian ‘Izrael 2022’, pasi e kanë mposhtur kombëtaren U17 të Ishujve Faroe me rezultat minimal 1-0.
Golin e vetëm për kosovarët e ka realizuar Arjol Bllaca në minutën e 59’ të takimit, transmeton iF.
Pas kësaj fitoreje, Kosova e ka mbyllur Grupin 9 në pozitën e dytë me 6 pikë.