Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sapo është takuar me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, i cili është në një vizitë zyrtare dy-ditore në Beograd, transmeton Kosova Post.
Siç ishte njoftuar më parë, tema e takimit duhet të jetë situata aktuale në lidhje me zbatimin e marrëveshjeve të arritura në procesin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës dhe përparimin në negociatat për një marrëveshje për normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve, por është e qartë se ngjarjet e sotme në veri të Kosovës do të jetë tema kryesore e takimit mes Vuçiqit dhe Lajçkut.sh.o./KosovaPost/