Analisti Nezir Kraki ka thënë që Serbia “e ka mbyllur të pamën për humbjen e Kosovës, dhe e ka çelë të pamën për humbjen e veriut”.
“Tash që Serbia ka nisë me e mbyllë të pamën për humbjen e Kosovës, e ka çelë të pamën e here për humbjen e veriut”, ka thënë Kraki në emisionin DPT te Fidani.
“Dhe Serbia tash do që veriu, që ishte i saj deri para dy-tre vjetësh, të rikthehet prapë, të bëhet i saj prapë, dhe të rikthehet gjendja siç ka qenë”.
“Sepse, ajo ka qenë karta e vetme mbi tavolinë dhe premtimi apo shpresa e vetme, premtimi i evropianëve për Serbinë dhe kërkesa e Serbisë nga evropianët”.