Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, përcjell KosovaPost.
Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë ato politike dhe të sigurisë.
Ambasadorin Guerot e falënderova për vizitën dhe diskutimin e frytshëm që kishim bashkë.
“PDK, si gjithmonë, do të vazhdojë kontributin e saj të pandalshëm në interes të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës!”, ka shkruar Krasniqi.