Kryetari i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës dhe bartësi i kësaj liste për zgjedhjet e 9 shkurtit, Elbert Krasniqi, në Prizren ka takuar qytetarët, për siç thotë ai, t’i dëgjuar e për t’u ofruar zgjidhje atyre.
Krasniqi, ka shprehur bindjen se IRDK –ja në Prizren, do të jetë për kohë të gjatë.
“Në Prizren me deputetin Lala dhe kandidatët tanë nga lista jonë e fitores, po i takojmë qytetarët për t’i dëgjuar me vëmendje, dhe për t’iu dëshmuar se jemi këtu për të ofruar zgjidhjen e duhur. Derë më derë, kalldrëm për kalldrëm, do t’iu përcjellim mesazhin se IRDK-ja në Prizren, do të jetë për kohë të gjatë”, ka thënë ai.