Krasniqi letër krerëve partiak, propozon datat për zgjedhje të parakohshme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar se i ka dërguar letër krerëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, duke propozuar datat për zgjedhjet e parakohshme, përcjell KosovaPost.

“Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar datat 30 qershor ose 7 korrik për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme dhe për shkak të afateve ligjore dhe kushtetuese, për të arritur njërën nga këto data, mocioni procedural për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, do të duhej të votohej më së largu deri më 29 maj”, ka njoftuar Krasniqi.

I pari i PDK-së, ka bërë thirrje për koordinim ndërpartiak, duke thënë se, kjo është më e mira për qytetarët.

“Kosova dhe qytetarët tanë kanë nevojë për një qeveri të re që fokusohet në zhvillimin ekonomik, mirëqenien qytetare dhe integrimin euro-atlantik. Zgjedhjet e reja janë thelbësore për të krijuar një Kuvend funksional që është në shërbim të interesit qytetar”, ka shkruar Krasniqi.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika