Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Has, ku tha se kjo qytezë ende nuk ofron mundësitë e perspektivën e duhur për banorët e saj, përcjell KosovaPost.
Në një postim në Facebook, Krasniqi është shprehur se më 17 tetor, qytetarët e Hasit duhet të bëhen bashkë dhe për ta votuar PDK-në dhe kandidaten e kësaj partie për kryetare.
“Më 17 tetor, banorët e Hasit duhet ta mbështesin Arbënesha Kuqin për qeverisje zhvillimore e vizionare, për një të ardhme më të mirë e me mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët e Gjakovës”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Në Rogovë të Hasit me kandidaten tonë për kryetare të Gjakovës, Arbënesha Kuqi, paraqitëm vizionin dhe programin tonë për këtë pjesë të Gjakovës për katër vitet e ardhshme.
Hasi, një vend me potencial e mundësi të mëdha për turizëm, vazhdon të mbesë i pazhvilluar, sepse është lënë në harresë nga qeverisjet e deritanishëm. Por, Partia Demokratike e Kosovës është e përkushtuar për të nisur e ndërtuar një projekt politik, së bashku me banorët e kësaj ane.
Më 17 tetor, banorët e Hasit duhet ta mbështesin Arbënesha Kuqin për qeverisje zhvillimore e vizionare, për një të ardhme më të mirë e me mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët e Gjakovës.
#PDK177