Krasniqi: Mirënjohje për të gjithë ata që kanë punuar me vite

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka falemnderuar të gjithë ata që e kanë ndihmuar Kosovën dhe i kanë hapur rrugë anëtarësimit të saj në Këshillin e Evropës, përcjell KosovaPost.

“Mirënjohje për të gjithë ata që kanë punuar me vite të tëra për këtë sukses të rëndësishëm për vendin tonë. Falënderim për të gjithë ata që me votën e tyre sot e shtynë përpara këtë proces për Kosovën. Veçanërisht, e falënderoj mikun tim, Iulian Bulai, deputetin rumun, i cili si Kryetar ne APKE i grupit te ALDE-s, anëtare e së cilit është edhe PDK, bashkë me deputetët e grupit tonë, ka kontribuar ne çdo hap të këtij procesi”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka shkruar se tash me optimizëm, angazhim dhe lobim, presin votimin final të Komitetit të Ministrave të Jashtëm, që do të mbahet pas një muaji.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika