Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se sot e ka vizituar Shtimen, përcjell KosovaPost.
Ai duke i dhënë mbështetje kandidatit të PDK-së atje ka thënë se të gjitha të arriturat e këtij qyteti e kanë vulën e Naim Ismajlit dhe Partisë Demokratike të Kosovës.
“Të gjitha të arriturat e këtij qyteti e kanë vulën e Naim Ismajlit dhe Partisë Demokratike të Kosovës. Andaj, fitorja bindëse e PDK-së me 17 tetor në Shtime, është e pashmangshme”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Nga takimet e sotme në Shtime, pashë vullnet e mobilizim të jashtëzakonshëm të qytetarëve të kësaj komune për ta zgjedhur në raundin e parë Naim Ismajlin për kryetar. Për të vazhduar qeverisjen e mirë, të ndershme dhe të hapur për të gjithë qytetarët, pa dallim.
Për vite me radhë, Shtimja ka krijuar perspektivë për zhvillimin e potencialit të rinisë, ka ofruar zhvillimin e ekonomisë, ndërmarrësisë, arsimit, sportit dhe kulturës.
Të gjitha të arriturat e këtij qyteti e kanë vulën e Naim Ismajlit dhe Partisë Demokratike të Kosovës. Andaj, fitorja bindëse e PDK-së me 17 tetor në Shtime, është e pashmangshme.
#PDK177