Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në rrjetin social X lidhur me sulmin në Banjskë tha se “trajnimet e terroristëve janë bërë në një nga bazat e Serbisë”, transmeton Kosoca Post.
“Terroristët që kryen sulmet janë trajnuar në Pasuljanske Livade, një nga bazat kryesore të Ushtrisë Serbe, 4 ditë para sulmeve. Stërvitje të tjera u zhvilluan në bazën e Kopaonikut. Sulmet gëzonin mbështetjen dhe planifikimin e plotë të shtetit serb”, shkroi Kurti në platformën X krahas pamjeve të publikuara.
Kujtojmë se në një sulm të një grupi serbësh më 24 shtator, të udhëhequr nga Milan Radoiçiq, mbeti i vrarë një polic i Kosovës. Më pas policia e Kosovës në një “operacion antiterrorist” likuidoi 4 sulmues dhe arrestoi 6 të tjerë. Sulmuesit tjerë, si Radoiçiq, ikën në Serbi.

























