Nënpresidentja e SHBA-së Kamala Harris, gjatë një fjalimi në Singapor në kuadër të turneut në Azinë Juglindore, ka adresuar kritika ndaj Kinës për çasjen e saj ‘kërcënuese’ dhe pretendimet e të drejtës së plotë në Detin e Kinës Jugore, transmeton Kosova Post.
Harris akuzoi Pekinin për ashpërsimin dhe kanosje me Detin e Kinës Jugore, e cila prej vitesh ka qenë një pikë e nxehtë e krizës rajonale dhe premtoi se Shtetet e Bashkuara do të “qëndrojnë pranë aleatëve tanë përballë kërcënimeve”, raporton një reporter i BBC.
Nënpresidentja amerikane kritikoi kërkesat e Kinës për kontroll “mbi shumicën dërrmuese të Detit të Kinës Jugore”, të cilat ajo tha se bazoheshin në frikësim dhe detyrim.
Vitet e fundit, Kina është bërë gjithnjë e më aktive me, siç pretendon Pekini, të drejtat shekullore në rajonin e diskutueshëm dhe ka forcuar praninë e saj ushtarake për të mbështetur këto pretendime.
Disa vende të tjera, përfshirë Japoninë, pretendojnë pronësinë e ishujve të ndryshëm të vegjël dhe shkëmbinj nënujorë që shtrihen në det, dhe me to qasje në burime.
Udhëtimi i nënpresidentes Harris ishte planifikuar para vendimit për tërheqjen përfundimtare të Shteteve të Bashkuara nga Afganistani, dhe vëmendja e publikut është përqendruar kryesisht në atë se sa aleatët mund të besojnë në mbështetjen e Uashingtonit, pas skenave kaotike nga Kabuli dhe ndërhyrjes së shpejtë të talebanëve, .
Në fjalimin e saj, e cila preku shumë çështje të tjera, Harris përmendi gjithashtu tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Afganistani, duke deklaruar se vendimi ishte “i guximshëm dhe korrekt”./ Kosova Post/