Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Osmani: Kam lexuar raporte që sivjet Serbia ka tentuar të na destabilizojë – me aleatët i kemi parandaluar

    Osmani: Sikurse çdo vit, edhe sot, jemi krah për krah me fëmijët me autizëm

    Pas dështimit për të dytën herë me radhë, Kuvendi njofton për seancën e re konstituive

    Kuvendi miraton buxhetin e Komunës së Zubin Potokut për vitin 2026

    OKB-ja i kërkon Izraelit lejimin e ndihmave në Gaza mes “vd*ekjeve dhe shkatërrimeve”

    OKB paralajmëron për përshkallëzim të konfliktit në Lindjen e Mesme

    Irani paralajmëron banorët e Izraelit: Evakuohuni nga zonat e vendeve të rëndësishme ushtarake

    Pakistani i bindur, vijon përpjekjet për dialog mes SHBA-së dhe Iranit

    Nagavci: Zgjedhja e Presidentit nga populli do të kishte legjimitet më të madh demokratik

    Nagavci: VV-ja nuk ka synim ndikimin në media, kërkojmë vetëm raportim korrekt

    Kryeministri Kurti, Krasniqit e Abdixhikut: Arrestimin e kriminelëve ta bëjmë me koordinim a pa koordinim?

    Kurti: Së shpejti në Kuvend projektligji për Çmimet Tavan

    Miratohen marrëveshje ndërkombëtare, formohet Komisioni për Bordin e RTK-së

    Miratohen marrëveshje ndërkombëtare, formohet Komisioni për Bordin e RTK-së

    Kurti: Vullneti i popullit nuk anulohet me dekrete

    Kurti: Vullneti i popullit nuk anulohet me dekrete

    Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës

    Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Kriza e pensioneve në Europë: Si mund të dilet prej saj?

21 Gusht 2024, 10:01
në Lajme, RAJON
Share on FacebookShare on Twitter

Popullsia e Europës po plaket gjithnjë e më shumë. Kjo i detyron shtetet e BE të investojnë më shumë në pensione. Ndërsa qeveritë duan të rrisin moshën e daljes në pension, kontribuesit kërkojnë më shumë fleksibilitet.

Bomba demografike me sahat troket prej dekadash në Evropë. Vendet e Bashkimit Europian po plaken, njerëzit jetojnë më gjatë. Më shumë se një e pesta e popullsisë në BE është mbi 65 vjeç ose më të moshuar. Në vitin 2050 do të jenë një e treta. Vitin e kaluar Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se në vitin 2024 për herë të parë 65 vjeçarët do t`i kapërcenin në numër 15 vjeçarët.

Megjithë shtimin e madh të emigracionit në dy dekadat e fundit, kontinentit evropian i nevojiten ende punëtorë, me taksat e të cilëve do të paguhen shpenzimet e larta të pensioneve publike. Ekonomistët llogarisin se në vitin 2050 për një pensionist do të ketë më pak se dy punëtorë, sot raporti është një me tre. Ndërkohë në 17 nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian shpenzimet vjetore për pensionet publike marrin 10% të produktit të brendshëm bruto (PBB). Të gjitha vendet, me përjashtim të një vendi, ndodhen në Evropën Perëndimore. Në Itali dhe Greqi pensionet u kushtojnë financave publike më shumë se 16% të BPP.

Rritja e moshës së pensionit irriton punonjësit

Për të përballuar rritjen e madhe të shpenzimeve, disa shtete të BE i kanë modifikuar sistemet e pensioneve publike, edhe duke rritur moshën e daljes në pension. Francapër shembull, vitin e kaluar u ballafaqua me protesta disamujore kundër planeve, për të detyruar punonjësit që të dalin në pension në moshën 64-vjeçare dhe jo në moshën 62-vjeçare, siç është aktualisht.

Vende të tjera europiane kanë shkuar më tej. Në Britaninë e Madhe ka plane që njerëzit të lihen të punojnë deri në moshën 68 vjeçare që nga mesi i viteve 2040-të. Gratë në Britani dilnin në pension 5 deri 7 vjet më herët se burrat, por përpjekja për të barazuar moshën e pensionit me burrat bëri që gratë e prekura të kërkojnë kompensime.

“Hollandezët reformuan së fundmi sistemin e pensioneve, por nuk po arrijnë synimet e caktuara”, thotë për DW Hans van Meerten, profesor i së drejtës evropiane për pensionet në Universitetin e Utrecht-it. “Edhe në Gjermani, Belgjikë dhe shumë vende të tjera evropiane nuk shoh reformat e nevojshme. Ata po i bëjnë varrin vetes.”

Megjithë situatën e vështirë me financat publike në Evropë, miliona njerëz ende nuk investojnë sa duhet në pensionet private ose në pensionin që ofron vendi i punës, për të plotësuar pensionin e shtetit. Të dhënat e barometrit të BE për vitin e kaluar tregojnë, se vetëm 23% e qytetarëve të BE kanë pension nga vendi i punës dhe 19% një sigurim privat. Shifrat në vendet e BE janë të ndryshme.

Interesa të ulëta, inflacioni dëmton depozituesit

“Në dekadën e fundit kriza e pensioneve në Europë u përkeqësua dukshëm për shkak të normave vazhdimisht të ulëta të interesit, të cilat nuk qenë në gjendje ta balanconin inflacionin,” i tha DW-së Arnaud Houdmont, drejtor i komunikimit në entin e investitorëve Better Finance me qendër në Bruksel. Sipas Houdmont: “kjo ka çuar në humbje të madhe të fuqisë blerëse të depozituesve.”

Analiza e Qendrës Finlandeze për Pensionet zbuloi se interesat e pensioneve në mbarë botën vitin e kaluar arritën mesatarisht 8%. Por duke pasur parasysh inflacionin e lartë, që pasoi pandeminë COVID-19, interesat që mbetën, ishin vetëm 2%. Inflacioni në Eurozonë arriti kulmin me 10.6% në tetor 2022.

Houdmont është i mendimit, se shkaktarë për interesat e ulëta janë edhe tarifat e larta, shpërndarja e dobët e aseteve dhe mungesa e transparencës në produktet e pensioneve.

Ecje e ngadaltë e pensionit të BE

Për të ndihmuar në zgjidhjen e mungesës së kursimeve, BE prezantoi në mars 2022 produktin pan-evropian të pensioneve private (PEPP). Skema u lejon punonjësve të depozitojnë në një pension shtesë, të cilin e marrin me vete, kur lëvizin në shtete të tjera të BE. Megjithatë vetëm një vend – Sllovakia – e ka zbatuar këtë skemë.

“PEPP është në fuqi prej dy vjetësh e gjysmë”, pohon van Meerten. “por fondet e mëdha të investimeve thonë se nuk e kanë ekspertizën për të punuar me produktet e PEPP dhe kërkojnë partnerë të tjerë.”

Sipas vlerësimit të ekspertëve të pensioneve problemi është se PEPP është shumë e komplikuar dhe restriktive. PEPP shihet si konkurrencë e padëshiruar nga fondet e investimeve si BlackRock apo Fidelity, klientela e gjerë e të cilëve janë fondet holandeze, norvegjeze dhe gjermane të pensioneve, që do të thotë shumë miliona depozitues europianë.

Van Meerten mendon se PEPP duhet të thjeshtësohet dhe të bëhet më fleksibël, pasi disa vende të BE nuk i japin skemës së re të pensioneve të njëjtat avantazhe tatimore si produkteve të tjera të kursimeve për pensione.

Disa degë të industrisë në shtetet e BE — nga industria kimike dhe sektori metalurgjik gjerman apo operatori i hekurudhave franceze — u ofrojnë pensione punonjësve të tyre. Thuajse 60% e punonjësve gjermanë, që paguajnë kontribute të sigurimit shoqëror, shfrytëzojnë këtë mundësi. Këto skema, krahas përfitimeve të tjera, u ofrojnë sidomos atyre, që bëjnë punë të rëndë fizike, mundësinë e daljes së parakohshme në pension.

Punonjësit kërkojnë më shumë fleksibilitet

Megjithatë konsumatorët kërkojnë më shumë fleksibilitet në investimet e tyre dhe në moshën e daljes në pension. Suksesi i neo-brokerëve si Robinhood, eToro dhe Trade Republic, që u japin përdoruesve mundësinë për të menaxhuar investimet e tyre në aplikacionet e smartfonëve, ka uzurpuar në një farë mënyre shumë sisteme tepër të komplikuara dhe të rënda të pensioneve të Evropës./DW/

Etiketat: BEPensionetPopullsia e Europës
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Projektligji i Senatit Amerikan mund të shk*atërrojë Rusinë, por edhe të dëmtojë BE

Projektligji i Senatit Amerikan mund të shk*atërrojë Rusinë, por edhe të dëmtojë BE

10 muaj më parë
Brukseli prezanton planin prej 150 miliardë eurosh për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të BE-së

Brukseli prezanton planin prej 150 miliardë eurosh për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të BE-së

10 muaj më parë
Trump “nuk kërkon një marrëveshje” me BE-në pas njoftimit të tarifës prej 50%

“Tarifa 50% mbi çdo mall”, Trump i jep afat deri në 9 korrik Europës për marrëveshje tregtare

10 muaj më parë
Trump “nuk kërkon një marrëveshje” me BE-në pas njoftimit të tarifës prej 50%

Trump “nuk kërkon një marrëveshje” me BE-në pas njoftimit të tarifës prej 50%

10 muaj më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH