Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për komunën e Rahovecit, Visar Korenica, ka vizituar Krushën e Madhe, ndërsa banorëve u ka premtuar realizmin e shumë projekteve, transmeton Kosova Post.
Atë e ka shoqëruar Kryeministri Albin Kurti, përkatësisht kryetari i LV-së.
Krusha e Madhe do ta ketë vëmendjen që i takon, me Visar Korenicën kryetar të Rahovecit.
“Rregullimi i stadiumit, funksionalizimi i çerdhes, kanali i ujërave atmosferike i ndarë prej ujërave të zeza, subvencionimi i fidanëve e naftës, dhe sigurimi i tregjeve për produktet bujqësore janë në qendër të prioriteteve tona për këtë komunë. Për t’i realizuar të gjitha këto e kemi mbështetjen prej nivelit qendror dhe krejt çfarë na duhet është të bëhemi bashkë për ndryshimet që na duhen, e për punët që do i realizojmë” – ka thënë kandidati Korenica.
Komuna e Rahovecit, në zgjedhjet e fundit lokale, ka shkuar në balotazh, ndërsa kandidatët që kanë mbetur për raundin e dytë të zgjedhjeve janë Smajl Latifi i AAK-së dhe Visar Korenica i LV-së./KosovaPost/