‘Ne presim që Kina t’i dërgojë mesazhe shumë të qarta Rusisë’. Kështu u shpreh ministri i Jashtëm francez, Stephane Sejourne gjatë vizitës së tij në Pekin.
Kreu i diplomacisë franceze sipas Le Monde bëri thirrje për një ekuilibër fuqish në favor të Ukrainës, gjatë konferencës për shtyp me homologun e tij kinez Wang Yi.
‘Natyrisht që Kina luan një rol kyç në pavarësinë dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar, duke përfshirë sovranitetin, siç ju thashë zoti ministër, kjo luftë ka të bëjë me të gjithë komunitetin ndërkombëtar’, vijoi Stephane Sejourne, shkruan shqiptarja.com.Ndërsa ministri kinez, nuk e përmendin konfliktin në Ukrainë në fjalimin e tij hyrës.