Kryediplomatja belge Ladja Lahbib ka shkruar për vizitën e saj në Kosovë. Ajo në rrjetin social “X” ka treguar se çfarë ka kërkuar nga liderët në Kosovë.
Lahbib është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe kryediplomaten kosovare, Donika Gërvalla.
Ajo ka thënë se ka kërkuar nga Kosova, njëjtë si nga Serbia deeskalimin e situatës.
Gjithashtu, ajo ka kërkuar rikthim në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian në mes të Kosovës dhe Serbisë.