Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, ka njoftuar për takimin e para katër ditëve me homologun e grek, Giorgos Gerapetritis, në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Ndërsa ka folur për takimin, ministrja Gërvalla ka thënë se me kryediplomatin e Greqisë kanë diskutuar mënyrat për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin shumëpalësh.
Për më tepër Gërvalla njofton se gjatë takimit ajo ka folur për përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim ekonomik, me fokus tregtinë dhe investimet.
“Kënaqësi të takohem me Ministrin e Jashtëm të Jashtëm Giorgos Gerapetritis në margjinat e #UNGA79. Ne diskutuam mënyrat për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin shumëpalësh. Theksova përkushtimin e Kosovës për rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve tona, me fokus tregtinë dhe investimet”, ka shkruar Gërvalla në platformën X.