Kryekuvendari Gauk Konjufca, ka ngushëlluar familjen Rugova, me rastin e vdekjes së ish-kryetarit shumëvjeçar të Komunës së Istogut, njëherësh edhe nënkryetar i LDK-së, Haki Rugova, shkruan Kosova Post.
“Me pikëllim morëm lajmin për vdekjen e papritur të ish-kryetarit shumëvjeçar të komunës së Istogut, Haki Rugova.
Ngushëllime miqve, familjes Rugova, kryesisë së LDK-së dhe qytetit të Istogut!
Lutem që të prehet në paqe shpirti i tij!”, ka shkruar Konjufca në Facebook.