Kryeparlamentari Glauk Konjufca, bashkë me deputetët Avni Dehari, Hydajet Hyseni e Gani Krasniqi, kanë shkuar në shtëpinë e familjes së Jakup Krasniqit në Negroc të Drenasit, me rastin e vdekjes së Azem Krasniqit.
Duke shprehur ngushëllimet për vdekjen e Azemit, vëllait të vogël të Jakupit, sipas “IndeksOnline”, Konjufca ka thënë se “baci Jakup e ka mbajtur afër vetes në Kuvend dhe e ka mësuar se si duhet shteti”.
“Babai im ka qenë shok me bacin Jakup, kanë qenë bashkë në burg. Kam qenë edhe unë për pesë vjet nënkryetar i tij në kuvend dhe më ka mbajtur afër, më ka respektuar dhe më kë mësuar shumë gjëra. E çmoj shumë dhe kam një respekt të veçantë për të”, ka thënë Konjufca.