Teksa është duke vazhduar debati ndërmjet Qeverisë dhe Opozitës, mbi ngritjen e çmimit të energjisë elektike, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është kundërpërgjigjur opozitës duke u thënë se ai nuk mund të marrë vendim për shtrenjtim ose jo të çmimit të energjisë elektrike, përcjell KosovaPost.
Sipas Kurtit, ai nuk mund të bëhet diktator sepse këtë vendim e merr Zyra e Rregullatorit te Energjisë Elektrike,
“Të kërkosh prej meje ta marrë këtë vendim, pikërisht do të thotë që të kërkosh prej meje të bëhem diktator. Na është e vërtetë që i kemi fituar mbi 50% por shteti nuk është i barabartë me pushtetin, ZRRE-ja ka sjellë një raport e ai nuk është merre ose leje, ai i nënshtrohet diskutimit publik, ai raport do të mund të marrë komentet tuaja, ai do të marrë edhe komentet e qeverisë, edhe të grupeve parlamentare, prandaj eksiton si ZRRE, përndryshe cili është kuptimi nëse unë e marrë vendimin”, përfundoi Kryeministri
Tutje ai shtoi se nuk do të marrë asnjëherë ndonjë vendim, të cilin ai ka konsideruar ‘arbitrar’.