Mbrëmë u përmbyll edicioni i 20-të i Festivalit të Filmit Dokumentar dhe të shkurtër, i njohur si Dokufest, në Prizren, shkruan Kosova Post.
Me rreth 200 filma dokumentarë nga e gjithë bota, festivali u cilësua si i suksesshëm kësaj radhe.
Në ceremoninë përmbyllëse, qe prezent edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Ai ndau çmimin për filmin në garën kombëtare.
Kryeministri u pa në shoqëri të Kryetarit të Prizrenit z. Mytaher Haskuka. Ky i fundit shpërndau në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, disa fotografi nga ceremonia përmbyllëse e festivalit.
Përgjatë këtyre ditëve, shkaku i festivalit, Prizreni ka qenë një pikë turistike e vërshuar nga turistë të shumtë./KosovaPost/