Kenia ka njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës, shkruan KosovaPost.
Pas vendimit, kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në rrjetin social X, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë me presidentin e Kenias, William Ruto, pas këtij vendimi të rëndësishëm.
Po ashtu, Kurti ka theksuar se e ka ftuar Kenian të hapë një ambasadë në Prishtinë dhe ka vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve.
“Dy vendet tona ndajnë një histori sakrificash të mëdha për liri dhe pavarësi. Pres me padurim thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit tonë në kulturë, tregti dhe investime”, ka përfunduar kryeministri.