Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se qëllimi i Beogradit është të flasë për dialogun me Kosovën pa u përmendur marrëveshja e dakorduar në Bruksel gjatë shkurtit të vitit të kaluar.
Në konferencën për media, Kurti ka thënë se ai do të vazhdojë të insistojë që kjo marrëveshje e dakorduar të nënshkruhet.
Sipas tij, marrëveshja nuk duhet të harrohet, edhe pse Beogradi tenton ta mohojë.
“Ne e kemi një marrëveshje nuk bën ta harrojmë atë, atë që duhet të bëhet është të respektohet ajo. Interesi i Beogradit është të flitet për dialog pa u përmendur marrëveshja. Ajo çfarë insistoj unë është që të nënshkruhet ajo. Beogradi nuk mundet ta mohojë që kemi nënshkruar marrëveshje”, ka thënë Kurti.rtk