Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se pushtimi rus i Ukrainës është një thirrje zgjimi se rruga e autokracisë është lufta dhe shkatërrimi, përcjell KosovaPost.
Kurti përmes një postimi në Twitter ka thënë se Kosova e mbështet NATO’n dhe BE’në për dënimin e agresionit të Rusisë.
Ai po ashtu bëri thirrje për vigjilencë dhe maturi në Ballkanin Perëndimor.
“Pushtimi rus i Ukrainës është një thirrje zgjimi se rruga e autokracisë është lufta dhe shkatërrimi. Ne mbështesim plotësisht #NATO & #BE në dënimin e agresionit të Rusisë dhe bëjmë thirrje për vigjilencë dhe maturi në rajonin e WB6. Sytë, veshët, mendimet dhe lutjet tona janë me njerëzit e Ukrainës”, shkroi Kurti.