Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten ka marrë pjesë në darkën e shtruar nga Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, Thomas Bach, në prag të fillimit të Lojërave Olimpike 2024.
Sipas komunikatës së Qeverisë, Kurti po qëndron në Paris në mbështetje të sportistëve që përfaqësojnë Kosovën në këtë olimpiadë.
Derisa, kryeministri u shpreh se Kosova është gjithmonë krenare që është pjesë e Lojërave Olimpike.
“Sporti shërben si një kujtesë e fuqishme për pengesat që mund të kapërcehen për të arritur gjëra të mëdha, dhe që në të njëjtën kohë na bën bashkë. Kosova është gjithmonë krenare që është pjesë e ngjarjeve të këtilla”, është shprehur kryeministri Kurti