Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nga fushata elektorale në Ferizaj, ka bërë të ditur se do të vazhdojmë krah për krah në , cep më cep drejt 9 shkurtit për më shumë rritje, zhvillim e siguri për Kosovën, përcjell Kosova Post.
Kryeministri Kurti u shpreh se nga aty ku ndahet rrjedha e lumit të Nerodimës në dysh, aty bëhemi bashkë në një, sepse rrjedha jonë as nuk ndahet e as nuk ndalet.
”Aty ku ndahet rrjedha e lumit të Nerodimës në dysh, aty bëhemi bashkë në një, sepse rrjedha jonë as nuk ndahet e as nuk ndalet. Sonte ishim në Ferizaj, e prej aty do të vazhdojmë, krah për krah, cep më cep drejt 9 shkurtit për më shumë rritje, zhvillim e siguri. Ju falemnderit për përkrahjen dhe mikpritjen, e mirupafshim më 19 janar në Sallën e Sporteve ”Bill Clinton”, ka shkruar kryeministri Kurti në një postim në facebook.
Kryeministri Kurti në këtë tubim parazgjedhorë, të mbajtur në Ferizaj ka qëndruar së bashku me ministrat e Ministrivë të Qeverisë së Kosovës.