Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur pyetjes së gazetarit lidhur me kërkesën e tij që një shtet i tretë të garantojë për të akuzuarit nga Haga.
Megjithatë, Kurti shtoi se ai nuk mund të bëjë një gjë të tillë.
Sipas kreut të ekzekutivit, ky është një proces juridik ku të gjitha hapat duhet të merren nga mbrojtja.
“Jo. Unë nuk mund t’i kërkojë Kroacisë që ajo të jetë garantuese për të akuzuarit nga Haga. Shteti nuk është në gjyq. Ky është një proces gjyqësor ku të burgosurit kanë një mbrojtje të caktuar”, tha ndër të tjera Kurti.