Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas barazimit 1:1 që Kosova e arriti të shtunën mbrëma në udhëtim ndaj Zvicrës në eliminatoret për “Euro 2024”. Kosova, edhe pse me mungesa të shumta, fitoi një pikë në Basel.
“Pa lojtarët kryesorë, kundër një ekipi që është në mesin e Top 15 kombëtareve të futbollit në botë, si mysafire, Kosova mbrëmë përsëri gjeti mënyrën për të na gëzuar. Barazim në Basel, sikurse edhe në Prishtinë”, shkroi Kurti në “Facebook”.
Ai ka falënderuar djemtë tanë për emocionet në çdo ndeshje.
“Përvojën e fituar gjatë këtyre kualifikimeve, ta vëmë në funksion të përgatitjeve për fushatën e kampionatit botëror 2026. Zvicrës ia urojmë kualifikimin në Euro 2024”, tha Kurti.