Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.
Marrëdhëniet bilaterale dhe çështjet aktuale ishin temë e diskutimit.
Në këtë drejtim, Kryeministri theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Mbretërinë e Bashkuar si shtet themelues i Këshillit të Evropës, aleat dhe partner i Republikës së Kosovës.