Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot një takim me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie – njofton zyra për media e kuvendit, përcjell Kosova Post.

Ata kanë biseduar për zhvillimet e fundit në vend dhe për agjendën e Kuvendit të Kosovës për vitin 2018.

Në takimin e Kryetarit Veseli dhe Ambasadorit Delawie është theksuar nevoja e qëndrimit të përbashkët për çështjet me interes nacional.

Veseli ka thënë se Kosova do t’u qëndrojë obligimeve te veta ndërkombëtare deri në fund, përfshirë edhe Dhomat e Specializuara, do të ndjekë agjendën e integrimeve euroatlantike, dhe në këtë rrugëtim partneriteti me SHBA-të do të mbetet primar.

Kryetari Veseli ka falënderuar ambasadorin amerikan për përkrahjen konstante që SHBA-të i japin Kosovës.​

Related Posts

You may also like

Mos e humbisni! Ja si ndikon uji me kastravec në organizëm

Uji me kastravec është një nga pijet më