Kreu i administratës ushtarake, Serhiy Popko ka thënë se kryeqyteti ukrainas, Kievi kaloi qindra orë nën sirenat e sulmit ajror në vitin 2022.
Popko ka thënë se sirenat kishin rënë për rreth 700 orë në Kiev, shkruan Sky News, transmeton Klankosova,.tv.
Ai e përshkroi atë si “vitin më të frikshëm në historinë e qytetit si kryeqyteti i Ukrainës”
Popko gjithashtu tha se Kievi u godit nga 52 sulme ajrore gjatë gjithë vitit, sulme të cilat shkatërruan rreth 600 ndërtesa, vranë 120 civilë dhe plagosën 495.