Hyseni falënderoi ambasadoren për mbështetjen e vazhdueshme të Kanadasë për vendin tonë.
Derisa e njoftoi edhe për zhvillimet, projektet dhe sfidat nëpër të cilat po kalon Komuna e Gjilanit. “Shpresojmë që ky bashkëpunim i mirë dhe mbështetja të vazhdoj të thellohet edhe më tej”, tha Hyseni.
Nga ana tjetër ambasadorja Jessica Blitt, falënderoi kryetarin Hyseni për pritjen, duke premtuar përkushtimin e vazhdueshëm të vendit të saj për Komunën e Gjilanit dhe Kosovës,
Sipas ambasadores Blitt, marrëdhëniet miqësore janë të mira dhe të cilat duhet zgjeruar edhe më tej bashkëpunimin dhe mundësinë e bashkëpunimit e ndonjërës nga komunat në Kanada me Komunën e Gjilanit.


























