Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Rasti i 5-vjeçarit, Ministria për Familje kërkon hetim institucional

    Rasti i 5-vjeçarit, Ministria për Familje kërkon hetim institucional

    Abdixhiku shtron iftar për Myftiun Tërnava

    Abdixhiku shtron iftar për Myftiun Tërnava

    Çfarë pritet nga seanca e së dielës e Kuvendit? Osmani deklarohet për opsionet dhe shumë çështje tjera

    Heqja e masave nga BE, Osmani: Kosova vazhdon përpara drejt integrimit

    Një muaj paraburgim për personin që posedonte dhe shiste substanca narkotike

    Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për vr@sje të rëndë në Gjakovë

    Rizvanolli takon ambasadorin Aivo Orav në përfundim të mandatit

    Rizvanolli takon ambasadorin Aivo Orav në përfundim të mandatit

    Konjufca takon Kraevskin, diskutojnë për sigurinë dhe politikën e jashtme

    Konjufca takon Kraevskin, diskutojnë për sigurinë dhe politikën e jashtme

    Ministri Vitia viziton 5 vjeçarin që ishte keqtrajtuar nga prindërit e tij

    Ministri Vitia viziton 5 vjeçarin që ishte keqtrajtuar nga prindërit e tij

    Konjufca: Ukshin Hoti me kurrizin drejt na mësoi e frymëzoi se si duhet atdheu

    Konjufca: Mirëpresim konfirmimin e sotëm nga KE-ja për heqjen e të gjitha masave e BE-së për Kosovën

    Jep dorëheqjen kreu i Antiterrorizmit në SHBA: Nuk duhej ta kishim s*ulmuar Iranin

    Jep dorëheqjen kreu i Antiterrorizmit në SHBA: Nuk duhej ta kishim s*ulmuar Iranin

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Kryetari i CDU: ‘Pa ne asgjë nuk do të ecë përpara në Evropë’

05 Shkurt 2025, 16:10
në Botë
Kryetari i CDU: ‘Pa ne asgjë nuk do të ecë përpara në Evropë’
Share on FacebookShare on Twitter

Friedrich Merz parashtroi të martën në mbrëmje përfytyrimet kryesore për Gjermaninë dhe botën. Mbrojtja, ruajtja e bazës industriale në Gjermani, besimi i Evropës qenë disa nga temat. Auron Dodi ndoqi aktivitetin.

Fjala në Bonn e kryetarit të CDU-së dhe me gjasa kancelarit të ardhshëm të Gjermanisë, Friedrich Merz u prit me interes, pas debatit të nxehtë në Bundestag javën e kaluar, për mocionet e CDU-së për migrimin.

Merz i krahasoi zgjedhjet e vitit 2025 me zgjedhjet e vitit 1949 (pas luftës), të vitit 1953 (për ekonominë), të vitit 1972 (fitorja e socialdemokratit Willy Brandt), 1990 (ribashkimi i Gjermanisë). Zgjedhjet e 23 shkurtit i quajti vërtet “zgjedhje për fatin”, përballë “zhvendosjes tektonike të qendrave politike dhe ekonomike të pushtetit në botë.”

„Përpjekje të mundimshme vitet e ardhshme”

Elementi i parë ku u ndal Merz qe siguria, mbrojtja. CDU-ja kërkon në programin e saj që minimumi i shpenzimeve për mbrojtjen të jetë 2% të PBB. “Vendimtare është që ne të jemi në gjendje të mbrohemi dhe ta bëjmë këtë mundësisht me të tjerë, si p.sh. me fqinjët evropianë”, tha ai.

“Kjo do të na kërkojë përpjekje të mundimshme vitet e ardhshme”e përgatiti Merz publikun. Rëndësi për të ka “që të kemi mjetet” financiare dhe që ato të përdoren “me efikasitet.” “Evropa ka 17 tipe të ndryshëm tankesh”, SHBA ka vetëm 2, kujtoi Merz. “Ne duhet të thjeshtojmë, të standardizojmë dhe të rritim numrin e porosive”.

“Gjermania të punojë për besimin e fqinjëve”

Merz la të kuptohet se një politikë ndryshe me të nuk do të thotë izolim nacional, ndonëse u shpreh për një “Gjermani të fortë”. Ai quajti “një nga pikat qendrore të politikës” vitet e ardhshme që Gjermania të punojë për besimin e fqinjëve te ajo.

Këtë Merz e merr si mesazh nga koha e ribashkimit të Gjermanisë. Në vitet 1989-1994 ai kishte përjetuar si eurodeputet i Parlamentit Evropian reagimet e fqinjëve për ribashkimin e Gjermanisë. “Francezët na besuan, sepse i besuan Helmut Kohlit”, tha Merz. Ai kërkoi që Gjermania të përcjellë “një sinjal të qartë” te partnerët, si në traditën e Republikës së Bonnit.

“Është gjë që nuk shkon, që ne të kemi një distancë të tillë me fqinjin tonë në Perëndim…dhe në Lindje”.”Ndryshe nga mbajtësi aktual i postit, unë do t’i kushtoj një pjesë të konsiderueshme të kohës sime rivendosjes së marrëdhënieve më të mira me fqinjët tanë evropianë, veçanërisht, por jo vetëm, me Francën dhe Poloninë”, u zotua Merz.

„Pa ne, kundër nesh, asgjë nuk do të ecë në Evropë”

Njëkohësisht, Merz kujtoi se “ne e dimë, të paktën që nga Bismarku, se kjo Evropë funksionon vetëm nëse Gjermania luan një rol të fortë”. Kjo nuk është arrogancë gjermane, tha ai. “Ne jemi vendi më i populluar, ekonomikisht jemi ende vendi më i fuqishëm. Jemi aq shumë në qendër të Evropës, saqë pa ne, kundër nesh, asgjë nuk do të ecë përpara në Evropë”.

Fuqinë ekonomike të Gjermanisë, Merz e ilustroi kur shpjegoi synimin e CDU/CSU, për një rritje 2% të ekonomisë gjermane. “Kjo përfaqëson 90 miliardë euro rendiment ekonomik” më shumë se tani, kujtoi ai.

CDU/CSU shihet në Gjermani tradicionalisht e lidhur me një politikë të fortë ekonomike. Firmat konsulente i kanë rekomanduar Merzit tani që të përqendrohet në këtë kompetencë, që nuk shihet se e kanë partitë e tjera. Ndaj temën e migrimit ai vetëm sa e preku në fund.

Përfytyrimi bazë i politikës ekonomike të CDU/CSU-së, sipas Merz, është krijimi i kushteve kuadër më të mira për të gjithë, jo subvencione të mëdha për pak (si p.sh. për teknologjitë e gjelbra).

Ndryshimi “brutal” i SHBA nga Trump, tha Merz, në këtë kuadër mund të tërheqë shkencëtarë në Evropë. “Të parët po vijnë në Gjermani”, dhe thonë liritë dhe klima politike që keni janë ndoshta më të mira për ne.

„50 termocentrale të reja me gaz”

“Ky vend duhet të mbetet vend industrial”, deklaroi Merz. 300.000 vende pune humbën në tri vitet e kaluara në industri, kujtoi ai. Në këtë kuadër tha se ne duam që pas 10 vjetësh nga automjetet të mos dalë më dioksid karboni CO2. “Por se çfarë teknike motorike ka automjeti, këtë politika nuk mund ta thotë”, tha Merz. Me këtë ai theksoi mbështetjen e partisë së tij për motorin me djegie të brendshme.

Pasi kritikoi si absurde mbylljen e centraleve bërthamore në Gjermani, Merz u ndal te termocentralet me gaz. CDU/CSU mbështesin ndërtimin e shpejtë të 50 termocentraleve me gaz në Gjermani – duke i shpallur ato “me interes mbizotërues publik”.

“Shfrytëzim i të dhënave”, më shumë se “mbrojtje e të dhënave”

Produktivitetin në Gjermani, CDU/CSU do ta nxisë duke ulur tatimin për ndërmarrjet. Ai do të jetë 25% “një normë tatimore konkurruese”. Për të nxitur digjitalizimin, partia e tij do të ngrejë një ministri të posaçme.

Si një burim suksesi për Inteligjencën Artificiale (AI) në Gjermani, Merz sheh shfrytëzimin e bazës së të dhënave, që kanë sipërmarrjen. Dhe përqendrimin “te shfrytëzimi i të dhënave”, më shumë se te “mbrojtja e të dhënave”, këshillë që Merz e kishte marrë për Gjermaninë nga shefi i Microsoftit.

Më shumë punë përballë punës inteligjente

Merz kërkoi ndryshim të qëndrimit ndaj punës e që Gjermania “të përveshë krahët për punë”. Puna nuk duhet parë si “ndërprerje e pakëndshme e kohës së lirë”, tha ai. Me “ekuilibrin punë-jetë(work-life) dhe me javë pune katërditëshe” ai tha se nuk mund të ruhet mirëqënia e Gjermanisë.

Migrimi – temë dytësore në fjalim

Sondazhet e deritashme nuk i dëshmojnë CDU/CSU përfitim nga debati i javës së kaluar në Bundestag për migrimin. Sondazhe të reja të rëndësishme do të publikohen deri të premten.

Sidoqoftë, Merz tha në Bonn kalimthi se me temën e migrimit ishte marrë kundër dëshirës. Por i detyruar nga atentatet në Aschaffenburg, Magdeburg e Solingen; nga fakti që problemi i migrimit duhet zgjidhur; nga fakti se për tre vjet nën qeverinë “semafori” AfD e kishte dyfishuar mbështetjen në 20 %.

“Unë nuk do të zgjas kurrë dorën për të bashkëpunuar me AfD-në apo për të formuar një qeveri”, tha Merz.

„Çdo votë për AfD, të nesërmen e zgjedhjeve pa vlerë” praktike

Kryetari i CDU-së dhe kandidati për kancelar të Gjermanisë, Friedrich Merz kujtoi se çdo votë për AfD-në, që të nesërmen e zgjedhjeve, do të jetë pa vlerë. Kjo pasi asnjë parti gjermane, as CDU/CSU, nuk duan të kenë të bëjnë me AfD. Ndaj kërkoi votën për partinë e tij.

Jashtë sallës së aktivitetit të CDU-së, në një të ftohtë të acartë rreth 1500 vetë protestonin. Kundër së djathtës, ekstremizmit të djathtë. Dhe kundër CDU-së që pranoi votat e AfD-së për planin pesë-pikësh në Bundestag. /DW

Etiketat: CDUEvropaGjermani
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Frikë nga Rusia? NATO kërkon 40.000 ushtarë shtesë nga Gjermania

Frikë nga Rusia? NATO kërkon 40.000 ushtarë shtesë nga Gjermania

10 muaj më parë
Konflikti me Rusinë, Europa “blindon” Detin e Zi

Konflikti me Rusinë, Europa “blindon” Detin e Zi

10 muaj më parë
Ambasadori francez tregon se si Kosova mund të kontribuojë në sigurinë e Evropës

Ambasadori francez tregon se si Kosova mund të kontribuojë në sigurinë e Evropës

10 muaj më parë
Harry Kane, Lojtari i Sezonit në Bundesliga: Do ta shijoj këtë moment

Harry Kane, Lojtari i Sezonit në Bundesliga: Do ta shijoj këtë moment

10 muaj më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH